Skuadra vijon përgatitjet për takimin e radhës ndaj Tiranës në program të enjten datë 21 janar . Seanca e sotme është zhvilluar si zakonisht në kompleksin sportiv “Fooball Republic” në orën 11:30. Nën drejtimin e trainerit Daja dhe stafit prezent kanë qenë të gjithë lojtarët. Për sfidën ndaj Tiranës rikthehet edhe mbrojtësi Idrizaj, i cili ka shlyer skualifikimin. Përgatitjet do të vijojnë me seancën e radhës të martën në orën 11:30. #PërjetMeTyPartizan?