Ekipi mbyll përgatitjet
Skuadra ka mbyllur sot përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Kukësit i vlefshëm për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Në kompleksin sportiv “Football Republic” grupi i lojtarëve ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në orën 11:30. Me mbylljen e përgatitjeve skuadra do të qëndrojë e grumbulluar deri në momentin kur do ti drejtohet stadiumit “Air Albania”. Sfida Partizani – Kukësi do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00. #PërjetMeTyPartizan🔴