Skuadra ka vijuar me përgatitjet në kuadër të takimit ndaj Bylis i vlefshëm për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Në kompleksin sportiv “Football Republic” grupi i lojtarëve ka zhvilluar seancën e programuar stërvitore në orën 11:30. Traineri Ilir Daja ka patur në dispozicion të gjithë lojtarët duke punuar me kontigjentin e plotë. Gjendja fizike e skuadrës paraqitet optimale dhe për përballjen ndaj Bylis nuk ka asnjë lojtar të skualifikuar. Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën me seancën e radhës në program në orën 11:30.