Daja: Vijmë mbas dy ndeshjesh mjaft të mira në kampionat me Tiranën dhe pas asaj ndeshje që u zhvillua në kupë me Laçin. Panvarësisht se u eliminuam dhe ajo pjesë është shumë e rëndësishmë nuk kam më komente sepse u pa nga të gjithë që në atë ndeshje ne nuk kishim shumë shance për tu kualifikuar, jo nga loja por nga episodet që ndodhën në ndeshje. Gjithsesi tashmë jemi fokusuar te ndeshja me Teutën.  Lojtarëve i kam thënë që pas ndeshjes që mbajeni kokën lart sepse kemi dy ndeshje që prodhojmë goxha lojë me dy kundërshtarë shumë të fortë edhe në kampionat edhe në kupë. Me Teutën na pret një tjetër ndeshje e fortë sepse jemi me pikë të barabarta. Përballet sulmi më i mirë i kampionatit me mbrojtjen më të mirë, panvarëesisht se edhe ne jemi mbrojtja e dytë më e mirë e kampionatit. Kemi një ecuri pothuajse të barabartë pasi edhe Teuta ka qenë gjatë gjithë kohës në katërshen e parë të klasifikimit. Mendoj që do të jetë një ndeshje shumë e luftuar ashtu siç janë zakonisht duelet Partizani – Teuta.

I druheni vetkarikimit ndaj Teutës për shkak të ndjesisë së padrejtësive të ndeshjes së fundit?

Daja: Unë edhe pas ndeshjes nuk e citova fare arbitrin, por ishte një pyetje nga moderatori i supersport për rastet e penalltive. Ne të gjithë si klub nuk merremi me arbitrat por natyrshëm që kur gabohet, gabohet një here dhe të gjithë gabojmë, por kur përsëritet disa here nuk është më gabim është faj. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që nëse do vazhdojmë të merremi me arbitrat nuk nxjerrim gjë pozitive. Fokusi ynë është që edhe nëse arbitri ka në thonjëza “diçka për të bërë” ne ti japim sa më pak mundësi. Kjo nuk do të thotë që shtohet acarimi por duhet të shtohet përqëndrimi, duke u përqëndruar në detyrat e lojës merresh më pak me gjërat që të nxjerrin jasht lojës.

Sa të rëndësishme do jenë goditjet standarte në këtë ndeshje?

Daja: Mendoj që do jenë shumë të rëndësishme sepse edhe Teuta ka një forcë shumë të mirë në lojën në ajër qoftë në mbrojtje por edhe në fazën e sulmit, ashtu sikurse edhe ne.  Mbi 60%  të golave ne i kemi shënuar me goditje standarte dhe besoj që do jetë një element që do ta vlerësojmë shumë në këtë ndeshje.

Sulmi i shpejtë ndaj një mbrojtje të fortë –

Daja: Mendoj që do jenë përplasje të forta. Ne nuk e copëtojmë repartin e sulmit, por të gjithë marrin pjesë në fazën sulmuese dhe në fazën mbrojtëse, por duke parë që Teuta është ekipi që ka pësuar më pak gola deri në këto javë dhe ne jemi sulmi që kemi shënuar më shumë gola besoj që do ketë raporte shumë të forta dyluftimi midis të dy ekipeve në të dyja fazat e lojës.

Domingues –

Daja: Sigurisht kur një lojtar grumbullohet me ekipin kombëtar është maksimumi i vlerësimit të atij lojtari. Ne duam që sa më shumë lojtarë nga Partizani të grumbullohen me ekipin kombëtar A dhe ekipet përfaqësuese të grupmoshavenë mënyrë që të kemi individë që e përfaqësojnë denjësisht qoftë fanelën e Partizanit por edhe atë të kombëtares. Domingues nuk është se nuk ka formën e duhur, por vjen nga një futboll me ashpërsi më të madhe se futbolli që luhet këtu . Eshtë një qendërmbrojtës kemi ndoshta frikën për ndonjë gabim të mundshëm derisa ai të përshtatet me futbollin këtu edhe me mënyrën sesi luan Partizani.

Gjendja e skuadrës

Daja: Skuadra është e plotë me përjashtim të Ferhan Hasanit. Ai do jetë në pankinë por besoj që nuk do rrezikojmë edhe këtë ndeshje sepse akoma nuk ka mbyllur fazën e terapisë për dëmtimin që ka panvarësisht se është bashkuar me grupin në seancat stërvitore por nuk është në 100% e tij. Pjesa tjetër e kontigjentit është në dispozicion për ndeshjen e nesërme me Teutën .