Daja: Atmosfera në skuadër është mjaft e mirë duke parë që edhe ndeshjen e fundit kemi bërë një përformancë shumë pozitive, duke llogaritur një gol të mohuar dhe një 11 metërsh në minutën e 94 të padhënë. Duke parë në vazhdimësi ndeshjen duke u fokusuar te fusha kemi bërë gjithçka mirë në takimin ndaj Laçit për ta fituar takimin. Nuk kemi probleme me dëmtimet , me skuadrën këtë javë është bashkuar edhe kapiteni  Alban Hoxha dhe është stërvituar së bashku me portierët e tjerë nën drejtimin e Ilir Bozhiqit. Besoj se nesër i gjithë kontigjenti do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Apolonisë .

Përballja ndaj Apolonisë:

Daja: Në ndeshjen e fundit që kemi zhvilluar në Fier kemi barazuar , por edhe në atë takim na është mohuar një gol i rregullt sipas specialistëve dhe pamjeve filmike. Kjo nuk ka të bëj me faktin që në atë ndeshje ka qenë e paragjykuar sepse shpejtësia e veprimit ka qënë shumë e madhe, por në futboll ndodhin që çdo ekip si në fushën e tij edhe në trasfertë do kërkoj të bëj maksimumin për të marrë atë që ka objektiv vet. Nesër nuk do nisemi nga fakti që Apolonia na ka marr pikë në ndeshjen e fundit . Do ta vlerësojmë kundërshtarin maksimalisht ,por duhet të vazhdojmë atë ecuri pozitive qoftë me lojra të mira dhe me rezultat sepse në këto moment nuk lejohet asnjë lloj gabimi.

Në Laç gjetën golin përsëri Çinari dhe Zhunior

Daja: Në vazhdimësinë e kampionatit ne kemi qenë ekipi që ka shënuar më shumë , panvarësisht se nuk e citojnë me forcë këtë gjë shumë specialistë të futbollit. Ajo që ka ndryshuar është fakti se më përpara kemi patur një shpërndarje të golave edhe me repartin e mesfushës edhe nga mbrojtja . Në këto katër javët e fundit me rikthimin e Zhunior pas një dëmtimi , kemi bërë të mundur që treshja e sulmit të shfaqet më shumë përpara portës dhe na gëzon fakti që të tre sulmuesit kanë shënuar rregullisht ,sepse në këto katër ndeshjet e fundit kemi një koefiçient me tre gola të shënuar për çdo ndeshje që do të thotë se pjesa më e madhe janë shënuar nga sulmuesit tanë , të cilët posedojnë cilësi shumë të mira individuale.

Largimi Melos

Daja: Si trainer i Partizanit më duhet të përshëndes  kontributin që ka dhën Melo të paktën këtë vit që unë drejtoj Partizanin , panvarësisht problemeve që ka patur me dëmtimet pasi ka nisur një fazë përgatitore jo së bashku me grupin. Eshtë rikthyer dhe ka bërë shumë mirë duke dhënë kontributin e tij që Partizani të mbaj këtë pozicion që ka mbajtur gjatë gjithë kampionatit në pjesën e sipërme të klasifikimit. Sigurisht çdo lojtar i Partizanit duhet të pranoj edhe verdiktin e stafit , sepse nuk mundet që çdo lojtar ta ketë të garantuar formacionin dhe kjo ndoshta ka sjellë edhe ndarjen e parakoshme të Melos me Partizanin. Ishte vetë një vendim i tij për tu shkëputur  marrëdhënien me Partizanin dhe klubi dakortësoj në këtë vendim të marrë nga ana e Melos.

Përballja Vllaznia – Teuta

Daja: Luajmë në të njëjtin orar që do të thotë që nuk e mendojmë ndeshjen që do të luhet në Shkodër. Duke qenë se ne si Partizan duam që futbolli të jetë korrekt dhe të fitoj më i miri dhe unë në këtë linj do të vazhdoj që nga kundërshtarët tanë të fitoj ai që jep më shumë në atë ndeshje q2ë të paktën mos ti mohohet ashtu sikurse na janë mohuar edhe ne disa pikë gjatë gjithë zhvillimit të kampionatit.

Karikimi skuadrës në këtë fund kampionati

Daja: Dje kemi patur një bisedë pas analizës së ndeshjes që kemi zhvilluar në Laç. Për të qenë i sinqertë volume ka qenë i mbyllur pasi nuk mund të bëhet një analizë në atë lloj situate. Kemi thënë që nuk duhet të krijojmë alibi ,panvarësisht se është fakt që golat kanë qenë të rregullt dhe çfarë ndodhi në ndeshjen e fundit . Kjo do të thotë që nëse tërhiqemi nuk do ti bënim dëm askujt përveç faktit do të dëmtonim atë ecuri dhe asaj sacrifice që është bërë gjatë gjithë këtij edicioniqë nga fillimi. Na duhet të shtojmë përqëndrimin, të shtojmë  atë frymën e ekipit në mënyrë që në fund fare të pozicionohemi aty ku dëshirojmë të gjithë.