Daja: Në Laç e dimë që do të jetë një trasfertë e vështirë , është një fushë e nxehtë themi brenda rregulloreve të futbollit , por që ka dyluftime të forta. Ndeshjen e nesërme nuk duhet të bëjmë as më pak dhe as më shumë nga ajo që bëmë në ndeshjen e kupës ku në pjesën më të madhe drejtuam lojën dhe mendoj që do të jetë e vetmja mënyrë për të shkuar te fitorja pa humbur ekuilibrat në lojë.

 

Kjo do të thotë që ngarkesën më të madhe do ta ketë mesfusha?

Daja: Nëse do të flasim për  të njëjtën mënyrë loje do të themi që duhet të jemi grup në të dy fazat e lojës ,sepse nuk mundet që t’ia kalojmë një reparti ngarkesën ,sepse do bënin diçka jo pozitive. Nëse ngarkesën më të madhe e merr mesfusha do të thotë që ekipi nuk do ketë bashkëpunimin e duhur . Mendoj që duhet të jemi të gjithë bashkë si në fazën e mbrojtjes edhe në atë të sulmit.

Ndaj Laçit keni patur vështirësi për të gjetur fitoren

Daja: Ashtu siç kemi patur ne vështirësi ka patur edhe Laçi vështirësi , sepse ka fituar një ndeshje në 30 dhjetor , datë në të cilën asnjëherë nuk është luajtur në kampionatin tonë. Dihet që ky kampionat ka qenë i veçantë për shkak të situatave që tashmë dihen. Janë dy ekipe të cilat kanë mundësi për të shkuar te fitorja . Në të gjitha këto përballje kemi humbur vetëm një ndeshje panvarësisht se loja ka qenë me episode dhe mund të fitonim edhe ne, përtej ndeshjes së fundit për kupë të cilën të gjithë e panë se çfarë ndodhi.

 

Do të jetë ndeshje finale kjo për të dy ekipet?

Daja: Ne kemi biseduar me ekipin dhe kemi thënë që tre fazat e para kanë qenë një maratonë për ne, si rezultat edhe i ngjeshjeve të ndeshjeve. Fazën e fundit e kemi cilësuar si një vrapim me stafeta , që do të thotë kemi hequr dy stafetat e javëve të para . Ashtu sikurse ne kemi objektivat tona shkojmë në Laç për të marr tre pikët ,panvarëesisht e citova që do të jetë e vështirë dhe duhet të djersisim shumë për të marrë këtë 3 pikësh , por objektivi ynë i vetëm do të jetë arritja e fitores.

Në tre ndeshjet e fundit sulmi shënon rregullisht

Daja:  Sigurisht na gëzon fakti që të tre sulmuesit kanë gjetur golin. Ne kemi patur vetëm një ngërç  sepse nëse i referohemi golave të shënuar në kampionat jemi ekipi që kryesojmë , që do të thotë kemi qenë gjithmonë prezent me shenime golash. Ka qenë një shpërndarje e golave në lojtarë të ndryshëm sepse kanë nga 5 gola edhe mesfushorët . Na vjen mirë që ka funksionuar edhe Zhunior, sepse nuk është rolin i tij natyral. Tani që po i afrohemi fundit nuk duhet të ndryshojmë shumë ekipin fitues .

 

Çfarë ju tremb në ndeshjet e mbetura?

Daja: Natyrshëm që ka disa gjëra , por në nivel paragjykimi unë nuk mundem ti shpreh, sepse nuk dua të hyj në atë nivel. Ajo që duhet ne të na tremb por edhe të na jap forcë është vetë potenciali që ka grupi, atë çfarë futbollistët kanë bërë deri në këto momente duhet që edhe në këto javët e mbetura ta bëjnë në të njëjtën mënyrë , që në fund fare të shkojmë drejt objektivave që ka klubi. Ne kemi qenë mirë edhe në performancë, çka do të thotë që loja të jep një garanci edhe për vazhdimësinë . Duke u nisur nga fakti që janë edhe shtatë javë ndoshta në disa ndeshje mund të jemi edhe cinik sepse ka shumë vlerë marrja e pikëve në këtë moment që jemi ku nuk lejohen shumë hapa fals.

Akuzat e Laçit ?

Daja: Mendoj që nuk duhet të fokusohemi fare tek kjo gjë. Unë i kam kërkuar ekipit të fokusohemi vetëm te puna jonë dhe jo çfarë të tjerët thonë për ne. Natyrshëm që ne kemi qenë që nga fillimi i kampionatit në vendet e para të klasifikimit dhe asnjëri nuk është marrë me Partizanin. Mbas ndeshjes me Kukësin kam dëgjuar edhe unë , pasi e thashë nuk jam i interesuar çfarë mendojnë klubet e tjera. Gjithsesi pema me kokrra gjuhet me gurë , në këtë javë kryesojmë bashkë me Vllazninë. Për ti rikujtuar kundërshtarëve panvarësisht se mund të jetë edhe vlerësim se në fund fare futbolli është art. Besoj që ne duhet të anashkalojmë çdo deklaratë, por meqë ka dal pas ndeshjes me Kukësin duhet të kujtojmë që i kemi fituar të gjitha përballjet me ta edhe me gola panvarësisht se nuk e kemi pasur të lehtë. Edhe në ndeshjen e fundit deri në momentin që shënuam golin e parë në ato 30 minuta ishin minuta që ndoshta ishte Kukësi më lart se ne që do të thotë se gjërat e tepërta janë që ne të shpërqëndrohemi dhe të mos kemi atë fokus të energjive te ajo që është më kryesorja te ndeshja e nesërme panvarësisht se ka dal nga kundërshtari i radhës.

 

Një humbje e mundëshme në Laç

Daja: Futbolli i pranon të tria rezultatet panvarësisht se ne nuk do shkojmë me idenë që do humbasim do shkojmë për të marrë 3 pikët. Eshtë ndeshja e radhës që duhet fituar. Ka edhe disa javë kampionati por duhet të gjejmë forca dhe most a çojmë në mend humbjen , panvarësisht se dihet që është një ndeshje e vështirë.

 

Fitorja e Tiranës ndaj Vllaznisë

Daja: Ne duhet të bëjmë detyrën tonë , nëse nuk bëjmë detyrën tonë nuk na interesojnë pastaj si dalin rezultatet e tjera. Më e rëndësishme është që të bëjmë atë që duhet të bëjmë ne pastaj të shohim si dalin rezultatet e tjera këtë javë.

 

Rama i politikës po fiton , a do të fitojë edhe ai i sportit ?

Daja: Shpresojmë që ky Rama ynë të fitoj , sepse sporti është apolitik. Ne nuk jemi këtu për të mbështetur njërën apo tjetrën parti. Sigurisht duam që të gjithë bashkë me në krye Ramën tonë ta fitojmë këtë kampionat dhe kjo do jetë gjëja më kryesore , sa  kam dëgjuar ai tjetri duket se i ka punët në rregull.