?KATEGORIA PARË /JAVA V
➡️KF ERZENI 0 – 1 PARTIZANI B
⚽Shënues. Berdufi 16′

?Formacioni: Teqja, Veriu, Peqini, Dajçi, Allmeta, Kodra, Ferati,Gjeci, Deliu, Balla, Berdufi.
U aktivizuan. Hasa, Melani, Gjinaj, Arbana
Trainer. Dritan Mehmeti

?️Partizani B rregjistron suksesin e parë në kampionat. Në përballjen e luajtur sot në “Tofik Jashari” në Shijak, të kuqtë mposhtin Erzenin me rezultatin 1 – 0. Goli i sulmuesit Bërdufi në të 16 minutë ka vendosur këtë sfidë duke i dhuruar të besuarve të trainerit Dritan Mehmeti edhe suksesin e parë në këtë sezon. Në javën e gjashtë të Kategorisë së Parë të kuqtë do të presin Dinamon.