Skuadra ka rinisur sot përgatitjet pas pushimit dy ditor. Në kompleksin sportiv “Football Republic” grupi i lojtarëve ka zbritur në fushë në orën 14:00 për të kryer seancën e programuar stërvitore. Në drejtimin e trainerit Ilir Daja dhe stafit teknik janë vënë të gjithë lojtarët. Ferhan Hasani, Tedi Cara dhe Roberto Dominguez rezultojnë mungesat e vetme për shkak të impenjimeve me përfaqësueset respektive. Përgatitjet do të vijojnë të enjten me seancën e radhës në orën 11:30.