Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Stefan Nikoliç. Sulmuesi shtatlart, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit Napredak Krusevaç në Superligën e Serbisë, ka firmosur sot një kontratë 2 vjeçare me të kuqtë.Nikoliç me shtetësi nga Mali i Zi, rregjistron në të kaluarën eksperienca pozitive në Bullgari, Rumani, Poloni, Kazakistan, Korenë e Jugut dhe Belgjikë. Sulmuesi 28 vjeçar pasi ka kryer vizitat mjekësore, do ti bashkohet ekipit sot në seancën stërvitore e programuar në orën 18:00.