Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Lum Rexhepin. Qendërmbrojtësi shtatlart, i cili sëfundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Kups në kampionatin finlandez, ka firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit me të kuqtë. 26 vjeçari i cili ka qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës u aktivizua sot përgjatë 45 minutave të dyta në miqësoren që ekipi zhvilloi ndaj Dinamo Zagreb.
#MirëSeErdheNëFamiljenEKuqeLumRexhepi 🔴