Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes të transferimit me titull definitiv të Lorenc Trashit në ekipin Al Qadsia Sporting Club të Kuvajtit. Për shkak të kufizimeve të lëvizjeve drejt Kuvajtit, situatë e krijuar nga COVID-19, Lorenc Trashi pritet ti bashkohet ekipit 16 herë kampion të Premier Ligës së Kuvajtit sapo këto kufizime do të hiqen. Titullari i kuq, pasi të kryejë vizitat mjekësore do të bashkohet me klubin Al Qadsia, me të cilin ka nënshkruar nje kontrate 5 vjeçare. 28 vjeçari i cili u shpall kampion i Shqipërisë dhe fitoi edhe trofeun e Superkupës me Partizanin, do të jetë në dispozicion të skuadrës edhe për disa ndeshje për këtë sezon futbollistik, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në Kuvajt. Pas 6 vitesh me të kuqtë skuadër me të cilën dhuroj performanca shumë pozitive, duke qenë njëkohësisht edhe pjesë e ekipit tonë përfaqësues, Trashi tashmë do të provoj edhe eksperiencën e tij të parë jasht vendit në radhët e Al Qadsia Sporting Club klubi më i titullar në futbollin e Kuvajtit.
FK Partizani dëshiron të falënderoj Lorenc Trashin për kontributin që ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve me fanelën e kuqe duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.
#SukseseKampion 🔴