Donald Mëllugja është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Klubi ka arritur marrëveshjen me mesfushorin 25 vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të Bylis. Mëllugja ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysëm me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Mesfushori do ti bashkohet ekipit në stërvitje ditën e martë.

#MirseerdhenëfamiljenekuqeDonald🔴

 

Prononcimi Donald Mëllugjës për kanalin zyrtar të klubit.

Mëllugja: Jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit, ekipit më të madh në Shqipëri. Ishte një zgjedhje të cilën kurrsesi nuk mund ta refuzoja dhe për këtë dua të falenderoj drejtuesit e Partizanit, të cilët më dhanë këtë mundësi për të qenë pjesë e klubit me tifozerinë më të madhe në vend. Shpresoj që me Partizanin të arrijmë objektivat madhor që klubi ka në këtë sezon , pasi edhe kontigjenti i lojtarëve është shumë premtues.