Klubi i Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Amir Bilali. 25 vjeçari bëhet tashmë pjesë e kampionëve në fuqi të Shqipërisë, pasi ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Qendërmbrojtësi i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Shkupit, rikthehet në kampionatin shqiptar pas eksperiencës së mëparshme me ekipin e Teutës.
#MirsevjenTeKampionëtAmir🔴💪