Klubi Futbollit Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Adolfo Sormanin. Trajneri 54 vjeçar ka qenë pjesë e klubeve të Juventus e Napolit në Itali dhe së fundmi në krye të ekipit danez Velje, skuadër me të cilën rregjistroi rezultate shumë pozitive. Në drejtimin e Adolfo Sormanit i cili rikthehet në familjen e kuqe, përgjatë sezonit 2016 – 2017 ekipi arriti rezultate historike në kompeticionet evropiane, duke u kualifikuar deri në fazën play off të Europa League. Trajneri Sormani i cili ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysëm është prezantuar sot nga Presidenti Demi dhe menjëherë i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë.

#MirësevjenTeKampionëtAdolfoSormani