MBROJTËSI I KUQ PËRFSHIHET PËR SFIDAT MIQËSORE NDAJ BOSNJE & HERCEGOVINËS DHE BJELLORUSISË

Senad Hysenaj është përzgjedhur të jetë pjesë e seleksionit kuqezi të 21 vjeçarëve, për përballjet miqësore që ekipi ynë përfaqësues do të zhvillojë ndaj Bosnje & Hercegovinës dhe Bjellorusisë në datat 28 Maj dhe 5 – 8 Qershor. Traineri i ekipit tonë përfaqësues U 21 Alban Bushi përfshin për të parën herë mbrojtësin e kuq në radhët e ekipit shpresa për tre testet e radhës miqësore. Klubi i uron Senad Hysenajt një përfaqësim sa më pozitiv me fanelën kuqezi.