MESFUSHORI I KUQ PËRFSHIHET PËR SFIDAT MIQËSORE NDAJ BOSNJE & HERCEGOVINËS DHE BJELLORUSISË

Esat Mala do të jetë pjesë e seleksionit kuqezi të 21 vjeçarëve, për përballjet miqësore që ekipi ynë përfaqësues do të zhvillojë ndaj Bosnje & Hercegovinës dhe Bjellorusisë në datat 28 Maj dhe 5 – 8 Qershor. Traineri i ekipit tonë përfaqësues U 21 Alban Bushi ka përfshirë orët e fundit në skuadër edhe mesfushorin e kuq për tre testet e radhës miqësore. Mala për të parën herë do të veshë fanelën kuqezi të ekipit tonë përfaqësues U 21. Klubi i uron Esat Malës shumë suksese dhe një përfaqësim sa më pozitiv me fanelën kuqezi.