MESFUSHORI I KUQ PËRFSHIHET PËR SFIDËN ZYRTARE NDAJ KOSOVËS

Esat Mala është i përzgjedhuri i kuq në përfaqësuesen kuqezi të 21 vjeçarëve. Mesfushori kampion i Shqipërisë është thirrur për përballjen zyrtare që ekipi ynë përfaqësues do të zhvillojë ndaj Kosovës në datën 15 Tetor. Trajneri i ekipit përfaqësues U- 21 Alban Bushi në listën e publikuar sot, ka përfshirë edhe kampionin e kuq, për përballjen zyrtare të Grupit H të vlefshme për eliminatoret e EURO 2020, e cila do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Klubi i uron Esat Malës një përfaqësim sa më pozitiv me fanelën kuqezi.
#SukseseKampion🔴🇦🇱