Esat Mala dhe Jurgen Bardhi vlerësohen nga shoqata Gazetarëve “Sporti na Bashkon” me çmimin “Talenti i Sezonit” Në ambientet e Hotel “PLAZA” u zhvillua pasditen e sotme edicioni i 10-të “Talenti i Sezonit” kompeticioni i përvitshëm, i cili vlerëson talentet e sportit në arenën e futbollit Shqiptar. Dy përfaqësuesit e 15-të herë kampionëve të vendit, Esat Mala dhe Jurgen Bardhi janë vlerësuar me Çmimin “Talenti i Sezonit”. Për Malan kjo ishte hera e parë që ishte pjesë e anketës “Talenti Sezonit” ,ndërsa Bardhi përzgjidhet për herë të dytë.