REZULTATET E EKIPEVE TE AKADEMISE / JAVA 27
U 19 /TË KUQTË SIGUROJNË PJESMARRJEN NË PLAY – OFF

U 19 FK KUKESI 2 – 3 FK PARTIZANI

Shënues: Daci 44 ‘, 70′, Demiraj 60’

 

Të kuqtë kanë arritur të sigurojnë pjesmarrjen në fazën e Play – Off duke qenë mes 4 ekipeve, të cilat do të luftojnë për titullin kampion. Të besuarit e Ylli Shehut kanë arritur ta mbyllin kampionatin në vendin e dytë të klasifikimit falë suksesit 2 – 3 në Kukës, duke koleksionuar përgjatë 27 javëve 58 pikë dhe lënë pas krahëve Shkëndijën e Tiranës. Tashmë ekipi i drejtuar nga Ylli Shehu do të jetë i impenjuar në mesjavë në përballjen gjysëmfinale ndaj Teutës.

 

 

U 17 / AKADEMIA AAS 0 – 4 FK PARTIZANI
Shënues: Bali 31’, Marku 41’, Qyra 56’, Rexhepi75’