REZULTATET E EKIPEVE TE AKADEMISE / JAVA 2-të
U 19 / FK PARTIZANI 3 – 1 AKADEMIA E FUTBOLLIT
Shënues: Kodra 40’ , Daci 50 ‘ 60’

Formacioni: Hida,Ismaili, Kllogjeri, Xhika, Noka, Demiri, Kodra, Xhymerti, Çelaj,Daci, Çela
Traner . Ylli Shehu

Skuadra e drejtuar nga Ylli Shehu shijon fitoren e parë në kampionat. Në javën e dytë 19 vjeçarët e kuq sigurojnë 3 pikët e para ndaj Akademisë së futbollit. Në javën e 3-të formacioni i Shehut do të jetë i impenjuar në lezhë ku përballë do të ketë Porton.

 

 

U 17/ FK PARTIZANI 1 – 1 AKADEMIA E FUTBOLLIT
Shënues: Karakashi

Të besuarit e trajnerit Nikolin Çoçlli rregistrojnë një barazim me gola 1 – 1. Pas 2 takimesh të luajtura 17 vjeçarët e kuq koleksionojnë 4 pikë, duke qenë ndër ekipet që kryesonë renditjen.