U 19 / FK PARTIZANI 2 – 0 KF LAÇI
Shënues: Daci , Çelaj

Të kuqtë rikthehen te fitoret. Në javën e 18-të e cila mbylli fazën e dytë të kampionatit, të besuarit e trainerit Ylli Shehu kanë mposhtur me rezultatin 2 – 0 Laçin falë golave të realizuar nga Daci dhe Çelaj. 19 vjeçarët e kuq sigurojnë kështu suksesin e 13-të në kampionat dhe tashmë ngjiten në kuotën e 41 pikëve.

U 17 / FK PARTIZANI 4 – 0 KF LAÇI
Shënues: Makashi, Reçi ( dygolësh) , Çarçani