Starova: Kemi nisur me kontrollin e testeve fizike dhe na rezulton se lojtarët kanë qenë seriozë në zbatimin e detyrave të lëna. Nesër nisemi për në Antalia ku do zhvillohet mini-faza përgatitore. Presim të vijnë atje edhe lojtarë të tjerë dhe besoj se do të kompletohet skuadra për të përballuar pjesën tjetër të sezonit.

Mungesa e disa lojtarëve?

Starova: Skuadra është kjo që shihni këtu, do vijohet të përforcohet. Do luajmë dy miqësore, me Kasimpasa dhe një tjetër, ndërsa për të tretën do vendosim duke parë dhe gjendjen.

Ndryshimet e skuadrës nga fillimi sezonit dhe në Janar.

Starova: E kemi thënë që nuk është gjë e mirë, por është një fakt tani. Janë larguar 10-12 lojtarë. Ta nisësh sezonin me 10 lojtarë dhe të mos rezultojë njeri… Largimet në masë e dinë të gjithë që nuk janë të mira dhe nuk do koment kjo. Tashmë ka ndodhur dhe po mundohemi të bëjmë një skuadër kompetitive për të realizuar objektivat që kemi.

Skuadra po vuan për sulmues.

Starova: Po i presim të vijnë lojtarët, nuk thashë që ka mbaruar. I sjellin strukturat e klubit. Ka forma të ndryshme, kur ke kohën ta ndërtosh vetë skuadrën, por ka edhe formë tjetër, kur strukturat e klubit punojnë dhe ne i kemi këto personalitete. Presim lojtarë dhe shpresojmë që në të gjitha pozicionet ku kemi nevojë të vijnë lojtarë.

Shtyrja e Kampionatit..

Starova: Duhet të niste, por kur klubet investojnë të shkojnë jashtë, po të niste shpejt nuk mund të bëhej kjo. Gabimin që bënë e korrigjuan, pasi nuk ka shans të fillojë kampionat me 20 kur klubet 5-6-7-8 janar nisen në fazë. Jemi të kënaqur që fillon me 27 janar.

Objektivat e Partizanit?

Objektivat i kemi të palëvizshme. Ambiciet e klubit janë. Në kushtet që do eliminojmë gabimet, do ndodhë që tani. Skuadra ka dy detyra, të fitojë Kupën dhe kampionatin dhe për t’u paraqitur denjësisht në Europë. Këto objektiva nuk i lëvizin kësaj skuadre, mund t’i lëvizin një skuadre tjetër.