Iuliano: E dominuam kundërshtarin. Nuk arritëm të shënonim as sot, për fat të keq. Lojtarët bënë maksimumin në fushë, por ai që na mungoi ishte vetëm goli.
Unë si trajner bëra maksimumin për të drejtuar ekipin drejt fitores. E thashë, skuadra bëri maksimumin sot, por nuk patëm fat.

A ju përgjigjet skuadra?

Iuliano: Unë nuk e shoh në asnjë vend që skuadra nuk më përgjigjet në fushë. Ne kishim edhe sot shumë raste për gol, ndaj s’mund ta them këtë gjë.

Pas këtyre rezultateve e ndjeni rrezikun e një shkarkimi?

Iuliano: Kur një skuadër nuk arrin rezultatin, atëherë trajneri është i rrezikuar. Kjo dihet, por i takon drejtuesve të vendosin për këtë gjë. Nëse drejtuesit e marrin vendimin për të më larguar, atëherë e mendojnë për të mirën e skuadrës. Por unë ndjej mbështetjen e klubit dhe punoj në kushte të mira.

Gjendja e Çanit?

Iuliano: Nuk duam të rrezikojmë me aktivizimin e tij. Donim ta kishim sot në fushë, sepse është një lojtar shumë i mirë. Nuk e di saktë se kur do të kthehet, sepse po ndjek një program të veçantë për rikuperimin.