CHAMPIONS LEAGUE
FK PARTIZANI 0 – 0 QARABAĞ FK

Lerda: Jam i kënaqur. Djemtë kanë interpretuar mirë ndeshjen. Kemi krijuar rastet tona ndaj një skuadre me një buxhet financiar mjaft të madh, me lojtar mjaft të cilësor, e drejtuar nga një trajner që ka vite në drejtimin e ekipit.

Kemi bërë ndeshjen ashtu si e kishim përgatitur. Me pak më shumë fat mund të kishim fituar. E kishim përgatitur ndeshjen ashtu siç e interpretuan djemtë.

Kanë qenë shumë të zotë dhe i përgëzoj të gjithë. Edhe Braun edhe Broja kanë luajtur mirë. Kanë hyrë me qasjen e duhur dhe na kanë ndihmuar. Kundërshtari goditi një traversë në pozicion jashtë loje. Ne goditëm një traversë me Belicën. Patëm edhe 2 raste me Çinarin. Ata e mbajtën më shumë topin, por rastet më të mira i kishim ne.

Me pak fat mund të fitonim. Do të shpresojmë te një rezultat pozitiv në Baku. Si skuadër duhet të kemi parasysh se kundër kujt luajmë. Në të gjitha gjërat gjithnjë mund të bëhet më mirë edhe në futboll.