Starova: Ishte ndeshja jonë e parë pas 4 ditësh përgatitje në Antalia, përfshirë edhe një seancë paraditen e sotme. U përballëm ndaj një kundërshtari që ka një nivel të lartë , është në fund të përgatitjeve dhe këtë javë rinis kampionatin. Duke u nisur nga këto rrethana do të thoja që jemi të kënaqur nga paraqitja e ekipit, verifikuam shumë mirë veprimet mbrojtëse të skuadrës dhe shfrytësuam sulmin e shpejtë. Sigurisht që vuajtëm në zotërimin e topit , sepse kundërshtari e përsëris është pjesë e superligës turke një kampionat i fortë dhe ka mundësitë dhe kualitetet të zotëronte topin më tepër. Nga ana tjetër ne jemi mbrojtur mjaft mirë , me disa gabime të vogla në momente të ndryshme, por në pjesën më të mirë skuadra ka shfaqur shpirt të lartë gare në aspektin difensiv por edhe në aspektin ofensiv. Në pjesën e dytë sidomos, kemi patur disa mundësi të mira shënimi dy herë Bardhi , Progni , dhe për të përmendur rastin mjaft të paster të Trashit, i cili gaboj me portën bosh. Kemi qenë më efikas se kundërshtari në faullat e lira dhe goditjet nga këndi. U ndëshkuam në momentin kur loja ishte drejt përfundimit. Panvarësisht një ndeshje miqësore, do ishte më mire për skuadrën sikur të merrnim një rezultat pozitiv.

Një opinion për lojtarët e rinj që janë afruar në skuadër?
Starova: Lojtarët e afruar së fundmi duan akoma kohë për të marrë minuta loje , dhe aktivizimi i tyre mund të jetë në miqësoren e ardhshme.