Gega: Mendoj se gjërat po shkojnë mirë në organizimin mes meje, lojtarëve dhe klubit. Sfida ime ka qenë për të ndërtuar grupin dhe për të njohur lojtarët më nga afër. Në Europa Ligë hymë me një fazë me vonesë dhe kjo na rriti pak presionin, por gjërat shkuan mjaft mirë dhe unë jam i kënaqur.

Do të përforcohet skuadra me lojtarë të tjerë?

Gega: Edhe Reali i Madridit ka nevojë për përforcime dhe jo më ne. Unë kam dëshirë të kem lojtarët më të mirë të Superligës, por nuk varet vetëm nga unë. Klubi po punon dhe ka hyrë në bisedime me disa lojtarë. Lojtarët kanë kushtet e tyre dhe kjo e bën pak të vështirë negociatën. Unë nuk bashkëpunoj me njerëz që nuk kanë autorizim nga klubi dhe nuk kam ndërmend të zgjedh lojtarë nga videot e youtube.

Çështja Çani?

Gega: Vendimi për të lënë jashtë Çanin, ishte i imi, pasi gjatë fazës përgatitore pashë që ishte shumë mbrapa të tjerëve me përgatitjet fizike. Ai ka një kontratë me klubin dhe zgjidhjen e ka klubi në dorë. Atij nuk i është mbyllur dera, por shpresoj që të jetë 100 % mirë fizikisht dhe të fillojë një etapë të re, sepse ajo çfarë ka qenë, i takon të kaluarës.

Belica, Abdurrahimi dhe Bardhi?

Gega: Nuk ka asnjë plan për të larguar Belicën, pasi është pjesë e ekipit dhe planeve të mia. Abdurrahimi është dëmtuar rëndë në menisk, gjatë fazës përgatitore, Ai ka kërkuar një pushim dhe unë e kam orientuar te klubi për të diskutuar këtë. Zgjidhja i takon atij dhe ne nuk mbajmë asnjë me zor. Bardhit ia kemi dhënë mundësinë. Nuk jam shumë i kënaqur, por shpresojmë që të rritë nivelin e tij, pasi është një djalë i ri.

Marrëdhënia juaj me Presidentin Demi?

Gega: Deri tani me të kam një marrëdhënie korrekte. Nuk jemi afër, pasi unë jam në fushë dhe ai në botën e biznesit dhe punët e tij. Gjithsesi për çdo gjë që kam pasur e kam vënë në dijeni dhe besoj se nuk është e rrugës që një trajner të shpenzojë kohë me presidentin. Deri tani jam shumë i kënaqur dhe jam i sigurt që kështu do të funksionojë, Nuk e di sa i suksesshëm do jem, pasi është një garë dhe jo të gjithë do të dalin të parët, por unë dua të jem i qetë me veten dhe punën time.

Titulli kampion?

Gega: Kampionati nuk është i lehtë dhe se nuk ka ndonjë disnivel të madh mes skuadrave. Vetëm se duhen menaxhuar të gjitha ndeshjet, edhe ndaj skuadrave të ashtuquajtura të dobëta. Unë i shoh të gjithë si rivalë dhe dua angazhim maksimal e profesionalizëm për të arritur te titulli.