Starova: Ishim përgatitur shumë mirë pasi e dinim që kishim një kundërshtar shumë të fortë, mjafton të kujtojmë ndeshjen me Flamurtarin apo me Kamzën. Vuajtëm pjesën e parë dhe ishim në kërcënimin e kundërsulmit. Meritë për fitoren ka skuadra. Arritëm të marrim një fitore shumë të çmuar që rrit moralin
Objektivi është të grumbullojmë më shumë pikë se kundërshtarët. Jemi duke u stërvitur mirë. Bardhi dhe Progni janë dy nga sulmuesit më të mirë në Shqipëri dhe janë duke e bërë shumë mirë rolin e tyre. Presim shumë nga Sukaj dhe nga Fili. Në mesfushë ka konkurrencë për ta bërë skuadrën sa më kompetitive.

I kam të gjitha alternativat për momentin. Është temë tjetër çfarë do bëjmë në janar. E kemi kontingjentin shumë të plotë për ti përballuar këto ndeshje. Janari pret, ka struktura klubi që merren me merkaton.