Batha: Jam i kënaqur që fituam dhe më bëhet qejfi edhe për golin që shënova. E kishim vlerësuar Lushnjën maksimalisht se e kemi ndjekur gjatë kampionatit dhe ka bërë ndeshje të mira, nuk e meriton vendin që ka klasifikim.
E kemi vlerësuar si çdo kundërshtar të fortë dhe u pa që sot nuk e diskutuam fitoren. Bëmë një lojë të mirë, më bëhet qejfi për ekipin që filloi të reagojë. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe sigurisht Europa është e arritshme. Mundësitë i kemi. Ndoshta trajneri që ka ardhur e njeh më mirë skuadrën dhe di të marrë më të mirën e lojtarëve që ka, duke i vendosur në mënyrë që lojtarët të shprehen më mirë.