Përballja me sulmuesin Nwabueze..

Belica: Patjetër që është e vështirë. Është një nga sulmuesit më të mirë të Superiores, ishte një nga golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar, por siç e tha edhe profesori, nuk është se është një duel që do të varet vetëm nga lojtarët e mbrojtjes. Mbrojtja nis nga sulmi dhe sa më mirë të punojnë filtrat e parë dhe të dytë, aq më e lehtë do të jetë edhe për ne mbrojtësit.


I druheni dëmtimeve sidomos në repartin e mbrojtjes?

Belica: Nuk ruhemi aspak, pasi më shumë të kesh frikë nga dëmtimet aq më shumë ekspozohesh ndaj tyre. Vërtetë jemi dy mbrojtës, por në skuadër ka edhe djem të rinj që me pak besim dhe përkrahje mund të behen mbrojtës të mirë në të ardhmen.