Golat në ndeshjen e sotme?
Asani: Falënderoj shokët që më dhanë besimin dhe shënova ato dy gola. Jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin më ato dy gola.

Ku ndryshon ky ekip nga ai i Julianos?
Asani: Me Julianon nuk mund të them asgjë sepse pak jam aktivizuar, por besoj se lojtarët e rinj janë cilësor dhe kur vesh fanellën e Partizanit dihet që duhet të japësh maksimumin.

A ka ndryshuar tani situata te Partizani?
Asani: Humbëm dy ndeshje ndaj Flamurtarit, por besoj se më këtë trepikësh të gjithë janë të kënaqur.

Çfarë ka më mirë ky Partizan se ai i fazës së parë?
Asani: Kemi lojtarë cilësor dhe ka konkurrencë në ekip. Ai që stërvitet më shumë futet në ndeshje. Unë besoj se Partizani mund ta arrijë Evropën së shpejti.