O.Rama: Shpresojmë ta vlerësojmë me disa sezone të mira me në krye Ilir Dajën. Është një trajnerët më të mirë në Shqipëri. Është më se normale për Partizanin të kërkojë ecurinë e duhur. Marrëveshja me Dajën ka qenë më e thjeshta që kam bërë. Mjaftoi një bisedë dhe shtrëngim duarsh. Kemi gjëra të përbashkëta. Një gjë interesante nga biseda që pata me Ilirin, gjëja e parë që më kërkoi ishte fusha me bar. Është i sigurtë që Partizani do ti këtë kushtet optimale për të punuar. Stërvitshmëria e lojtarëve duam të jetë më e mirë se e Skënderbeut.

Kontrata –

O.Rama: Kemi një objektiv konkret, Partizani të bëhet një ekip me koncept loje, me disiplinë brenda dhe jashtë fushe. E nisëm, para dy vitesh, por nuk e vazhduam dot këtë sezon. Nuk kemi vendosur objektivë për pritshmëri për tituj, por të vendosim baza të shëndosha dhe për më tej. Çdo e keqe ka dhe një të mirë. Duke mos qenë në kupat e Europës, të bëjmë një fazë përgatitore më të qetë për të konkuruar denjësisht në kampionat.

Objektivi kryesor është loja. Kontrata është afatgjatë, Daja urojmë të zgjidhë hallet tona. Bashkë me stafin e vet duke vendosur dhe strukturën e klubit jo vetëm për ekipin e parë, por dhe për ekipin B. Ideja është të ndërtojmë një strukturë që të shërbejë për shumë kohë. Që nga rivitalizimi i akademisë.
Pse ju duket objektiv i lehtë loja? Është objektivi më i vështirë.