23/05/2014
ZYRTARE

  Marselo Troisi Moreira nga sot do të jetë pjesë e Klubit të Partizanit në detyrën e menaxherit. Pas takimit të zhvilluar me presidentin Demi,është zyrtarizuar marrëveshja e cila do të jetë në fuqi për një afat 3 vjeçar. Ky bashkëpunim mes tij dhe klubit të kuq do të jetë në kuadër të evidentimit të…

22/05/2014
AMIR RRAHMANI, FTESE NGA PERFAQESUESJA E KOSOVES  

Amir Rrahmani është futbollisti i parë i ri që do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës për sfidën miqësore me Senegalin.Traineri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka zyrtarizuar ftesën në adresë të mbrojtësit të kuq . Futbollisti 20 vjeçar pas eksperiencave pozitive në ekipet përfaqësuese të Shqipërisë, U-19 dhe U-21 tashmë do të jetë pjesë…

17/05/2014
ERTAN DEMIRI, VJEN RINOVIMI

  Klubi konfirmon arritjen e marrëveshjes me Ertan Demirin. Mesfushori shqiptar nga maqedonia autor i kater golave në sezonin që sapo përfundoi do të jetë pjesë e 15 here kampionëve të vendit edhe për edicionin e ardhshëm futbollistik. Demiri i cili përgjatë fazës së tretë të kampionatit mori edhe shiritin e kapitenit rezulton një prej…

16/05/2014
GEZIM KRASNIQI, SERISHT I KUQ

Gëzim Krasniqi konfirmohet pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ri. Mbrojtësi 24 vjeçar ka vendosur të vijojë  aventurën e tij me të kuqtë duke arritur marrëveshjen më drejtuesit e klubit . Shtatlarti me numrin 5 ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv duke rezultuar një prej pikave më të forta të skuadrës . Rinovimi i…

15/05/2014
BEHAR MALIQI,  ZYRTARIZOHET RINOVIMI

  Behar Maliqi është lojtari i radhës që konfirmohet pjesë e skuadrës së kuqe edhe për sezonin tjetër futbollistik . Klubi dhe mesfushori kosovar kanë gjetur akordin e përbashkët për të vijuar edhe më tej bashkëpunimin mes tyre.  27 vjeçari i cili shquhet për grintën në fushë zyrtarizon me këtë lëvizje edhe të ardhmen e…

14/05/2014
BESNIK KRASNIQI KONFIRMIMI I RADHES

Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Besnik Krasniqin. Mbrojtësi kosovar ka vendosur tw vijojë eksperiencën e tij në kampionatin vendas  pas bisedës  së zhvilluar me trainerin Genc Tomori  duke konfirmuar gadishmërinë e tij për të qenë pjesë e 15 kampionëve të vendit edhe për sezonin e ardhshëm futbollistik. Përgjatë kampionatit që sapo përfundoi B.Krasniqi rezultoji…

13/05/2014
NDERIM NEXHIPI ZGJEDH PARTIZANIN

  Nderim Nexhipi arrin marrëveshjen me klubin. Lojtari më i spikatur i kampionatit tonë ka rënë dakord për të rinovuar kontratën me të kuqtë duke i dhënë kështu përfundimisht një herë e mirë fund zërave të cilët e konsideronin futbollistin shqiptar nga maqedonia drejt një tjetër skuadre të Superligës. Me këtë lëvizje lojtari konfirmon atë që…

12/05/2014
– INFORMACION –

Dragan Antanasijeviç arrin marrëveshjen me klubin duke rinovuar kontratën e re 1 + 1 edhe për sezonin e ardhshëm. Mario Sacer , Antun Dunkoviç, Almir Pliksa dhe Liridon Ahmeti nuk do të jenë më pjesë e skuadrës përgjatë sezonit të ri futbollistik 2014 – 2015. Katër lojtarët e mësipërm përgjatë ditës së sotme pas takimit…

11/05/2014
MBYLLET SEZONI 2013 – 2014

Skuadra ka mbyllur këtë fundjavë sezonin futbollistik 2013-2014 të Kategorisë Superiore. Rikthimi në elitën e futbollit vendas pas një mungese 4 vjeçare e konfirmoji ekipin si protagonist të padiskutueshëm të aktivitetit kombëtar, në përfundim të të cilit zuri vendin e 5-të të klasifikimit të përgjithshëm duke grumbulluar 53 pikë . Në trasfertën e fundit ndaj…

08/05/2014
– INFORMACION –

Skuadra ka vijuar përgatitjet për ndeshjen e fundit të sezonit atë ndaj Lushnjës në program të shtunën ora 17.30 në stadiumin “Roza Haxhiu” . Nën drejtimin e trainerit Genc Tomori dhe ndihmësve K.Dalipi dhe P.Musta grupi i lojtarëve ka zbritur sot në fushën e kompleksit  “Olimpik” të Yrshek në orën 10:00. Me ekipin janë bashkuar…

This site is protected by wp-copyrightpro.com