Skuadra i ka dhënë fund përgatitjeve për sfidën e radhës ndaj Vllaznisë e vlefshme për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Në drejtimin e trajnerit Renaldo Kalari , seanca e sotme stërvitore është zhvilluar pasdite në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” Pezë në orën 15:30. Për këtë sfidë të padisponueshëm do të jenë Melo, Boldor dhe Solomon. Takimi ndaj Vllaznisë, i cili luhet ditën e diel ora 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të jetë edhe i fundit për vitin 2019.