Skuadra po vijon përgatitjet për takimin e radhës ndaj Vllaznisë në program të dielën datë 31 janar. Seanca e sotme është zhvilluar si zakonisht në kompleksin sportiv “Fooball Republic” në orën 11:30. Nën drejtimin e trainerit Daja dhe stafit prezent kanë qenë të gjithë lojtarët, përfshi edhe përforcimin e fundit Ferhan Hasani. Për sfidën ndaj Vllaznisë në dispozicion të trainerit Ilir Daja rikthehet edhe sulmuesi Jurgen Bardhi. Përgatitjet do të vijojnë me seancën e radhës të enjten në orën 11:30. #PërjetMeTyPartizan🔴