Skuadra ka mbyllur sot përgatitjet për ballafaqimin e radhës ndaj Vllaznisë. Seanca e fundit është zhvilluar në orën 12:30 në kompleksin sportiv “Fooball Republic”. Prezent nën urdhrat e trajnerit Sormani dhe stafit teknik kanë qenë të gjithë lojtarët, me përjashtim të mbrojtësit Lorenc Trashi i cili po vijon rikuperimin me një program të veçantë. Pas përfundimit të seancës stërvitore ekipi ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku dhe do të akomodohet në një prej hoteleve të qytetit. Takimi Vllaznia – Partizani i vlefshëm për javën e 26-të do të luhet ditën e hënë ora 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.