Gega: Luajmë një ndeshje të radhës , ndaj Tiranës është një ndeshje specifike , aq më tepër për pozicionin që jemi, sezoni po i drejtohet fundit dhe shpresoj tia dalim edhe në derbi por edhe të konkretizomë pozitivisht gjithë këtë udhëtim të gjatë që kemi bërë.

 

Tirana

Gega: Tirana ka patur problematikat e veta , nuk është detyra jonë ti analizojmë . Ne jemi të përqëndruar vetëm te vetja jonë. Eshtë gjë e madhe që tifozat nuk i kanë humbur asnjëherë shpresat dhe këtë vit të paktën jemi munduar tia shpërblejmë dhe uroj dhe shpresoj  të gëzojmë të gjithë së bashku gjithë dashamirësit , por sidomos tifozët tanë të cilën nuk na janë ndarë për asnjë moment edhe në situata të vështira. Nesër shpresoj që ata ta mbushin stadiumin dhe të gëzojmë të gjithë bashkë.

Mungesat?

Gega: Eshtë e vërtetë që na mugojnë tre lojtarë të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Për fat të mirë edhe pjesa tjetër që ka qenë gjithmonë në dispozicion është munduar ti mbuloj mungesat ,dhe shpresoj që edhe nesër të jetë po kjo performancë. Ndeshja me Flamurtarin tregoj se Partizani është i qetë dhe është në rrugën e duhur . Megjithatë nesër është diçka tjetër çdo gjë mund të jetë ndryshe , por e kemi përgatitur ndeshjen ashtu siç dimë ne sipas filozofisë tonë. Çdo lojtar që do jetë në fushë do mundohet të bëj punën e Asanit , Mensah dhe Telushit.

 

Eshtë ky derbi më i vështirë i sezonit?

Gega: Jemi përballur 3 herë me Tiranën duke siguruar 7 pikë besoj se nuk është ndryshe përveç se pritshmërisë për ta mbyllur sa më shpejt kampionatin ky do të jetë ndryshimi i vetëm. Tradita që kemi ndaj Tiranës është mirë të vazhdohet .Unë jam një njeri që nuk i kthehem gjërave mbrapsh dhe nuk hap arkivat. Për mua shumë e rëndësishme është të arrihet finalja. Finalja është ajo që kemi punuar përgjatë gjithë kohës. Nuk kemi përmendur që jemi për kampion . Sot jemi pranë një finale kanë ngelur edhe 4 ndeshje duhet të arrimë objektivin tonë. Derbet ngelen në histori , janë adrenalinë , do ishte mirë të vinin të gjitha gjërat bashkë menjëherë. E rëndësishme është që Partizani të ngrej Trofeun.

 

Organizimet e Tifozerisë

Gega: Derbi mund të jetë finalizimi i gjithë punës tonë. Përveç grupimit “Ultras Guerrils” që na ka mbështetur në çdo vend deri në Gjirokastër jam i sigurtë  që nesër do të na mbështesin tifozë nga e gjithë Shqipëria dhe presin nga ne ti shpërblejmë dhe ti gëzojmë. Ne jemi munduar gjatë gjithë kohës të bëjmë maksimumin si me Kastriotin, Skënderbeun , Tiranën. Nesër është ndeshja jonë jemi pritës dhe jam i bindur që stadiumi do të jetë elektrizues nga atmosfera e tifozëve. Megjithatë personalisht mendoj se kampionati ende ska mbaruar, jemi me këmbë në tokë po kjo frymë është edhe në ekip. Nesër do bëjmë maksimumin që gjërat të shkojnë ashtu siç duam ne.

Paragjykimet për derbin?

Gega:Paragjykimet nuk i kemi ne në dorë. Vetëm zoti nuk paragjykohet, besoj se për të gjithë ne që jemi këtu ka hapësira për tu paragjykuar. E rëndësishme është të jemi të ndërgjejshëm me vetën tonë, jemi profesonistë. Në shumë ndeshje të evropës ka raste që një ekip që do të shpallet kampion humbet më një ekip që nuk është në nivelet e duhura, megjithatë uroj dhe shpresoj mos të na ndodh. Tirana është një klub i madh , ndeshjet derbi gjithmonë kanë patur pritshmëri, nuk ka qenë asnjëherë e rëndësishmë pozicioni i skuadrave. Ne do të mundohemi të menaxhojmë ndeshjen. Paragjykimet nuk janë në dorën tonë , por të jemi të qetë dhe të pastër me veten tonë kjo është shumë e rëndësishme.

 

Personalisht çfarë ju tremb në përballjen e nesërme?

Gega: Mua më tremb çdo deshje, nga minuta e 1’ e deri në 90’ duhet menaxhuar mirë , duhet të zbatojmë detyrat . duhet të jenë të 11 lojtarët në të njëjtën ide që ne kemi. Shpresoj dhe uroj mos të dënohemi me gjëra që janë anësore, dhe të menaxhojmë të gjithë së bashku një ndeshje të denjë që të gëzohemi të gjithë.

 

Mungesa e dy golashënuesve Asanit dhe Telushit?

Gega: Golat vijnë gjatë ndeshjes , shpresoj që çdo lojtar që është në fushë të bëj pjesën e tij dhe të jap kontributin e vet pastaj varet kush do të qëlloj pranë portës. Alban Hoxha mund të shënoj nuk e di si do të vijnë situatat.E rëndësishme është ne të arrijmë objektivat. Që ditën e parë që kam ardhur te Partizani nuk kemi premtuar kampionate as trofe, kemi premtuar që do të ndërtojmë një ekip me mentalitet fitues , të disiplinuar, Fair Play . Jam krenar dhe ndjehem jashtzakonisht i lumtur për ekipin , për djemtë çfarë kanë dhënë, për stafin dhe çdo njeri tjetër.

 

Presioni më i madh mbi Tiranën?

Gega: Mua më mjafton presioni që kam, presioni i Tiranës është i Tiranës dhe nuk mund të ta përcaktoj. Uroj që presioni tek ne të jetë sa më i vogël dhe ta menaxhojmë ndeshen , të marrim maksimumin.

Deklarata e Moxhit?

Gega: Sot që flasim jemi përpara ndeshjes me Tiranën, nëse do arrijm ta mbyllim me sukses, uroj të takohemi dhe të bëjmë një konferencë më të gjerë. Jemi munduar të jemi modest , me këmbë në tokë dhe të japim dhe përcjellim një respekt për të gjithë ata që kanë kontribuar. Çdo njeri që pretendon ose e ndjen që ka një kontribut është e drejta e tyre. Presidenti Gaz Demi e ka shpirtin e madh është xhentelmen dhe e kam të sigurtë që nëse vjen dita e festës torta do jetë e madhe dhe të gjithë le të marrim pjesën e vet.

 

Trajneri Mema në festën e Titullit?

Gega: Ne nuk i mbyllim derën askujt, Mema është trajneri Tiranës , kaluajtur edhe me Partizanin . Megjithatë ne s’kemi bërë ftesa për njeri , nëse do vij moment që të festojmë do jetë e hapur pa dyer dhe mirpresim çdo njeri, por të fokusohemi te ndeshja një herë për ftesat ka kohë.

 

Pezullimi?

Gega: Kam qenë i pezulluar në pankinë , por jo gjatë punës , deri në momentin që ekipi ka dal në fushë unë kam qenë pranë ekipit. Nuk janë bërë ndryshime të mëdha, me stafin kam qenë gjatë 90 minutave në kontakt . Eshtë një ekip që është ndërtuar prej një viti me mënyrën tonë dhe nuk ka sekrete edhe sikur të mos jem fare në stadium. Për fat gjërat kanë shkuar mirë siç e parashikuam. Nesër do jem në derbi dhe prezenca në këtë ndeshje është adrenalinë për mua.

Interesimi për Asanin dhe Belicën?

Gega: I kam lexuar , për Egzonin për Asanin por edhe për lojtarë të tjerë. Sot ata janë lojtar të Partizanit , nesër nuk e di çfarë mund të ndodhi . Çdo njeri ka një marrveshje dhe një pakt me klubin , e rëndësishmë është ta përfundojmë këtë kampionat dhe më pas kërkesat mund të jenë të ndryshme. Të jem i sinqertë nuk kam asnjë emër në tavolinë. Si trajner i Partizanit nuk i kam propozuar asnjë futbollist deri më sot Presidentit Demi dhe Drejtorit Olsi Rama. Sot për sot jemi të fokusuar të mbarojmë vetëm kampionatin kjo është e rëndësishme. Emra do dalin , janë biznese të ndryshëm që kanë punën për të përcjellë lojtarë pranë Partizanit dhe është krejt normale nuk i paragjykoj,  por sot nuk kemi asnjë emër duam të mbyllim një herë këtë sezon.

 

Do të firmosnit për 1 pikë në derbi?

Gega: Unë nuk firmos ,pasi derbi është shumë i veçantë, shpresoj të firmos për atë që ne duam dhe po presim kjo është shumë e rëndësishme . 1 apo 3 pikë do më kënaqte megjithatë do shikojmë loja çfarë do na jap , loja është ajo që prodhon dhe në shumë raste merr atë që meriton.