Ekipi vijon përgatitjet për përballjen e radhës ndaj Tiranës e vlefshme për javën e 33 të Kategorisë Superiore. Seanca e sotme është zhvilluar në orën 15:30 në ambjentet e kompleksit sportiv “Fooball Republic”. Për takimin e së dielës trajneri Gega nuk do të ketë në dispozicion Telushin, Asanin dhe Mensah si pasojë e kualifikimeve. Ndërkohë me grupin sot është bashkuar edhe mbrojtësi Egzon Belica i cili ka vijuar normalisht përgatitjet me skuadrën. Seanca e sotme ka rezultuar e karakterit tekniko – taktik dhe gjendja e ekipit paraqitet optimale.