Situata në skuadër, pas asaj humbje të thellë në derbi?

Sormani: Eshtë një situatë ku duhet ta marrim veten shpejt pas një humbje të rëndë. Sipas meje nuk është ajo vlera që ishte në fushë, kemi marrë një shuplakë të rëndë. Por, futbolli është kështu dhe duhet ta pranojmë. Duhet të shikojmë përpara.

Çfarë do të vlerësoni si pozitive në derbi?

Sormani: Të luash për afro 75 minuta me 10 lojtarë dhe të jesh 10 me 1 me goditje këndi, mendoj se është diçka pozitive. Skuadra bëri një paraqitje të mirë dhe dha gjithçka në fushën e lojës.

Sa janë komplikuar shanset e Partizanit për titullin?

Sormani: Sigurisht që humbja në derbi ka qenë një goditje e rëndë për sa i përket objektivit për fillimin e titullit kampion. Detyra jonë kundrejt klubit dhe tifozëve do të jetë të luajmë deri në momentin e fundit dhe të japim gjithçka për të gjitha ndeshjet e mbetura në kampionat.

Çpo ndodh me Partizanin në fazën mbrojtëse? Shkakton autogola dhe bën gabime shumë të thjeshta…

Sormani: Nëse do të kisha një përgjigje nuk do të bënim. Jam dakord me këtë konstatim. Për sa i përket golave të pësuar ne kemi gabimet tona, pavarësisht asaj që prodhojnë kundërshtarët.

Ndeshja me Teutën?

Sormani: Së pari, është një ndeshje e vështirë, si të gjitha ndeshjet e tjera që ne do të luajmë. Së dyti, ne vijmë nga një humbje në derbi që mund të ketë ndikuar në aspektin psikologjik. Dhe së treti, Teuta është një skuadër mjaft agresive dhe dinamike, ka lojtarë cilësorë në gjirin e saj. Do të jetë një ndeshje e luftuar.

Pritet ndonjë ndryshim në formacion në krahasim me derbin?

Sormani: Do të shikojmë gjendjen e lojtarëve dhe të grupit në tërësi. Por mendoj që duhet të jemi konkret dhe efikas në rastet që do të na paraqiten, për ta mbyllur takimin në favorin tonë.

Do t’i besoni sërish Braun në sulm?

Sormani: Më vjen keq për Braun. Luajti vetëm 18 minuta, ishte një zëvendësim i detyruar. Në ato 18 minuta ai bëri një paraqitje mjaft pozitive. Duhet të zgjidhja mes tij dhe Bardhit, duke parë që Bardhi është më dinamik dhe ka një tjetër profil në fushën e lojës, duke vrapuar shumë, u detyrova të nxirrja Braunin.

A është Telushi në 100% të kapacitetit fizik?

Sormani: Sot Telushi ka zhvilluar një stërvitje mjaft të mirë, bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, megjithatë ditën e nesërme do të konfirmohet gjendja e tij, nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur.

Po gjendja e Trashit si është?

Sormani: Ditën e djeshme ka filluar përgatitjet në palestër. Vjen pas një dëmtimi tepër të rëndë. Për momentin ai është nën vëzhgimin e përgatitësit atletik, teksa do të ndiqet hap pas hapi. Po punojmë shumë që Trashi të mos humbasë kondicionin fizik, teksa në momentin që do të rikthehet të jetë në të njëjtin nivel siç edhe ka qenë.

I druheni gjykimit ndaj Teutës?

Sormani: Nuk flas më për arbitra. Nëse më pyesni për futboll atëherë flas për futbollin.

Kalimi nga Air Albania në Selman Stermasi, është zgjedhje sepse në stadiumin e ri nuk ka fituar Partizani?

Sormani: Nëse do ishim supersticioz atëherë me shumë mundësi po. Shpresoj pra që supersticioni të na bëjë mirë.

Koment për çështjen e arbitrave…

Sormani: Përsa i përket komenteve ndaj arbitrave, kam dëgjuar që kërkoj të justifikohem. Nuk dua aspak të justifikohem, unë jam marrë me pjesën e menaxhimit të ndeshjes, jo sa i përkasin aspekte që kanë të bëjnë me vendimet e arbitrave.

Jeni i kënaqur me performancën e Malës?

Sormani: Po punon mirë. Nuk është në më të mirën, por ka një fizik të lehtë dhe nuk është një lojtar që ka nevojë për shumë kohë. Kështu, shpresoj që në pak kohë të jetë në gjendje optimale.

Dy trajnerët që kanë humbur derbin më parë janë larguar, Sormani qëndron do të thotë që keni projekt afatgjatë?

Sormani: Po e sqaroj edhe njëherë. Presidenti Demi është zotëri, di që kur nuk është i kënaqur nga mua mjafton të ma thotë edhe unë i falënderoj të gjithë. Por nëse ka zëra për punë e skuadrës, askush nuk mund ta vë në diskutim atë që skuadra po shfaq pasi po punojmë fort. Jemi duke zhvilluar ndeshje mjaft të mira. Jam këtu sepse presidenti Demi ka një vizion të tjetër, më largpamës. Këtë e përforcon edhe më shumë, ndërtimi i stadiumit të ri, mendoj që kjo tregon planet afatgjata dhe objektivat që Demi ka në krye të Partizanit.