Pas testit miqësor të zhvilluar të shtunën ndaj Laçit, ekipi ka nisur sot përgatitjet për përballjen e Superkupës ndaj Kukësit.
Seanca e sotme është zhvilluar paradite në Qendrën stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz. Në drejtimin e trajnerit Lerda grupi i plotë i lojtarëve kanë punuar me programin stërvitor të ditës. Panvarësisht temperaturave të larta që kanë shoqëruar seancën e sotme, impenjimi i lojtarëve ka qenë maksimal. Takimi Partizani – Kukësi do të luhet ditën e diel datë 18 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 19:00