Kampionët vijojnë përgatitjet në Elbasan

Skuadra vijon me ritëm të lartë përgatitjet në prag të finales së Superkupës ndaj Kukësit. Prej ditës së sotme kampionët do ta zhvillojnë programin stërvitor në kompleksin sportiv “Pepa” në Elbasan. Seanca e radhës është zhvilluar në orën 9:30. Në drejtimin e trajnerit Lerda dhe stafit teknik grupi i plotë ka kryer një seancë të karakterit taktik . Gjendja fizike e lojtarëve rezulton mjaft optimale dhe të gjithë janë të gatshëm për përballjen e ditës së diel ndaj Kukësit. Përgatitjet do të vijojnë të enjten me seancën e radhës në kompleksin sportiv “Pepa”.