Rikthimi në fushë

Idrizaj: Ishte një rikthim pas një kohe shumë të gjatë, një rikthim shumë pozitiv. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua dhe që zgjati disa muaj. Sa i takon ndjesisë, futbolli është i lidhur ngushtë me emocionet dhe më dukej sikur po debutoja për herë të parë.

 

Ndryshimi ekipit

Idrizaj: E kam parë skuadrën nga larg për një kohë të gjatë dhe i shikoj ndryshimet, që janë bërë gjithmonë për më mirë. Ka më shumë konkurrencë, ka më shumë zgjedhje për trajnerin. Konkurrenca kërkon cilësi, të gjithë duhet të japin maksimumin. Ekipi ka ardhur në rritje dhe tani duhet të harmonizohemi në lojë dhe të ecim sipas pritshmërive.

Gara:

Idrizaj: Fillimi i kampionatit e ka treguar se nuk ka skuadra të lehta. E kemi vlerësuar maksimalisht si çdo ndeshje. Jemi në pikën që duhet të gjejmë rrugën e vazhdimësisë. Përballë kemi një skuadër të mirë. Ndoshta kanë bërë ndryshime në organikë, por mentaliteti tyre mbetet i njëjtë. Janë një ekip që luajnë futboll dhe dinë t’i vlerësojnë ndeshjet e mëdha. Është një ndeshje me nivel dhe me shkallë vështirësie mjaft të lartë.

 

Avantazhe

Idrizaj: Do duken nesër të gjitha. Thjesht duhet të bëjmë punën tonë, maksimumin, atë që bëjmë në stërvitje. Sicc na studiojnë ne si ekipin kampion në fuqi, edhe ne i studiojmë kundërshtarët. Dimë pikat e dobëta dhe të forta, shpresojmë t’i shfrytëzojmë. U prek edhe më parë, shifrat flasin, nuk kanë qëndrueshmëri. Janë mposhtur 4-0 dhe më pas mund të bëjnë ndeshje të mirë.

 

Partizani në raport me rivalët

Idrizaj: E para është se kemi bërë një hap ’10’ sezonin e shkuar, që dolëm kampionë. E dyta jemi futur me mentalitet tjetër sivjet, japim maksimumin tonë. Forca jonë është grupi. Kur ke alternativa, rritet cilësia çdo ditë në stërvitje. E gjitha aty qëndron. Në fund secili bën llogaritë e tij dhe punon për të arritur objektivat.