3 ndeshje në shtëpi

Lerda: Është një moment i rëndësishëm, pasi luajmë ndaj skuadrave me nivel dhe që synojnë kreun. Për ne ndeshja e nesërme është e rëndësishme. Të mendojmë për të njëherë dhe pastaj të shikojmë Kukësin. Skënderbeu vjen nga një moment i mirë dhe është takim i rëndësishëm për ne. Të gjitha janë të rëndësishme për ne. Në kokë duhet të kemi që ndeshja pasardhëse gjithmonë është një finale. Do i japim rëndësinë maksimale këtij takimi.

Skënderbeu pëson shumë në ndeshjet jashtë

Lerda: Ka kualitet si skuadër, luajnë futboll. Vijnë nga nëj moment i mirë, si në lojë edhe në rezultate. Në ndeshjen e fundit kundër Kukësit kanë bërë një ndeshje shumë të mirë. Meritonim më shumë ndaj një ekipi shumë të fortë. Golat që kanë pësuar duhen marrë në konsideratë, por duhet të kuptojmë momentin që janë, ndryshimet që kanë bërë. Mundën Luftëtarin me vështirësi dhe më pas bënë atë ndeshje me Kukësin. Janë një ekip për t’u vlerësuar.

Gjendja e ekipit?

Lerda: Nuk jemi akoma në maksimumin tonë. Po punojmë për këtë dhe rezultatet të ndihmojnë për të shkuar aty ku duam. Rezultatet e motivojnë skuadrën dhe na çojnë në rrugën e duhur për të kapur formën maksimale.

 

Gjendja e Solomon?

Lerda: Do e shikojmë sitatën e Solomon. Kemi një 24 orë përpara dhe do të shohim e do të vendosim për aktivizimin e tij.

Treshja ,Asani, Mala, Bardhi

Lerda: Nesër do të shikoni se si do të luajmë. Më pyesni për Solomon, kur ne stërvitemi me porta të mbylluira. Vendos vetëm ditën e fundit për titullarët, duke pasur parasysh edhe kundërshtarin.

 

Dy fitore radhazi?

Lerda: Shpresojmë që të jetë momenti i duhur. Shiko, jeni i sigurt që nuk kemi fituar dy ndeshje radhazi?! E kemi bërë në javën e dytë dhe të tretë me Luftëtarin dhe Flamurtarin. Presim që skuadra të tregojë personalitet, të bëjë atë që di më mirë dhe të fitojë