Skuadra ka zhvilluar sot seancën e radhës në kuadër të takimit ndaj Skënderbeut në program ditën e enjte në stadiumin “Selman Stërmasi”. Përgatitjet e sotme janë kryer si zakonisht në kompleksin sportiv “Pepa” në orën 10:00. Nën urdhrat e trajnerit Franko Lerda dhe stafit teknik kanë qenë prezent të gjithë lojtarët. Për përballjen ndaj Skënderbeut i gatshëm do të jetë edhe mesfushori Romero, pasi ka shlyer pezullimin me kartonë. Gjendja fizike e ekipit rezulton optimale dhe në seancën e sotme grupi ka punuar i plotë me programin e përcaktuar nga stafi.