Dalipi: Kemi punuar përgjatë gjithë javës që ta mbajm skuadrën të karikuar . Ndaj Skënderbeut të gjithë e panë që ne bëmë gjithçka , luftuam, prodhuam shumë sidomos në pjesën e parë për ta fituar takimin. Unë si trainer së bashku me lojtarët mendojmë vetëm për futbollin e luajtur në fushë. Dëmtimi i brazilianit Lukas na dëmtoj jo pak për vazhdimësinë e lojës. Edhe gjatë kësaj jave ka patur tendenca ,të cilat nuk i shërbejnë aspak skuadrës. E ritheksoj se unë gëzoj mbështjetjen maksimale të presidentit dhe klubit , dhe jam shumë komod së bashku me lojtarët. Ndaj Lushnjës na pret një trasfertë shumë e vështirë panvarësisht se Lushnja ka dal nga objektivat. Ata respektojnë kampionatin dhe në eksperiencën time si lojtar në të tilla ndeshje vlerësimi duhet të jetë maksimal në krahasim me ndeshjet si me Skënderbeun ku lojtarët  karikohen vetë. Respekt maksimal për skuadrën e Lushnjës , e cila gjithmonë ka prodhuar një futboll të mirë dhe këtë e ka treguar duke fituar edhe në trasfertë si ndaj Kukësit. Por objektivat tona janë më madhore dhe sigurisht që shkojmë ate për të dhënë maksimumin dhe për të marr 3 pikët.

Përse i konsideroni tendencioze informacionet e publikuara në mediat e shkruara në lidhje me prezencën e kroatit Mario Tokiç?

Dalipi: I konsideroj të tilla pasi ju e morët përgjigjen nga presidenti Demi dhe Klubi. Ai mund tëjetë në stadium si çdo person tjetër për arsyet e tij, e rëndësishme është që unë deri në fund të sezonit kam besimin e presidentit , të skuadrës dhe punoj shumë i qetë . Unë e kam thënë edhe pas humbjes ndaj Skënderbeut se isha i mërzitur jo i dëshpëruar dhe këtë fakt e deklarova përpara të gjitha mediave që do të vazhdoj punën i qetë dhe ky fakt më karikon mua dhe skuadrën më shumë. Nuk na dekurajojnë por na bëjnë edhe më të fortë. Momentalisht mendoj vetëm për skuadrën duke ditur që po vjen fundi i sezonit dhe skuadra duhet të jetë gjithmonë e karikuar ,sepse kush e kupton në javët e fundit intensiteti dhe rendimenti apo vigjilenca e lojtarëve bie. Fatmirësisht në këto momente skuadra po funksionon shumë mirë jam shumë i kënaqur  me punën që kemi zhvilluar gjatë javës dhe kjo më bind që në 6 ndeshjete mbetura ekipi të japi githçka për të arritur objektivin tonë Europën.

A do të pranoni të jeni më trainer i dytë?

Sigurisht që eksperiencën time si trainer i dytë te Partizani mund ta quaj një kapitull të mbyllur. Tani mendoj gjithmonë për më mirë duke ditur që tashmë afirmohem si trainer i parë te Partizani dhe kjo vlen shumë për të ardhen time. Do të shikoj që të vazhdoj karrierën time si trainer parë. Uroj shumë që të shkoj çdo gjë për së mbari , sepse nuk ka vlerë të emërohesh trainer edhe vitin e ardhshëm nëse nuk arrihet Europa. Kënaqësia më e madhe e imja, stafit, lojtarëve dhe  klubit të jemi në Europë dhe pastaj të konfirmohem për vitin tjetër. Kjo besoj që do të ishte rruga e duhur jo vetëm për mua personalisht, por edhe për të gjithë njerëzit që punojnë me mua në staf.

Jeni befasuar nga deklaratat e lëshuara së fundi të ish trainerit Sulejman Starova?

Dalipi: Të jem i sinqertë më kanë folur miqtë për intervistën që ka dhënë Starova , pasi jam shumë i fokusuar te skuadra. Por ajo që dua të them është se unë nuk besoj që një intervistë në një gazetë mund të thyej marrëdhënien tonë 3 vjeçare me Starovën në të ardhmen. Besoj që do jemi gjithmonë miq , mbi të githa ne jemi profesionist panvarësisht se mund të ketë ndonjë keqkuptim apo hatërmbetje të vogël. Për mua Starova do të mbetet një nga njerëzit me të cilët kam punuar më shumë dhe do të gëzoj respekt maksimal.

Sa fatal do ta konsideronit një barazim ndaj Lushnjës?

Dalipi: Ne nuk hyjmë në fushë për të pritur se çfarë mund të ndodh , ne luajm për të marrë maksimumin , sepse skuadra këtë duhet të synoj gjithmonë. E rëndësishme është që skuadra të prodhoj lojë të japi më të mirën dhe ne do hyjmë në ndeshje vetëm për të fituar, panvarësisht se vështirësitë janë shumë të mëdha ndaj Lushnjës.

Në dy ndeshjet e fundit skuadra nuk ka arritur të shënoj gol?

Dalipi: Në takimin ndaj Skënderbeut ,krijuam shumë raste por futbolli ky është. Shënuam në 5 takime radhazi ndërsa në dy takimit e fundit nuk e realizuam diçka të tillë. Besoj se kjo është një periudhë kalimtare dhe unë kam shumë besim që do ta kalojmë shumë shpejt . Në repartin sulmues e kam thënë se kam shumë cilësi thjesht duhet të finalizojm me gol rastet që na jepen .

Sa e vuan Partizani faktin që nuk po arrin të gjejë një formacion stabël?

Dalipi:  Kur nuk bënim ndryshime skuadra kritikohej se përse nuk ka ndryshime , tani thuhet përse bëhen ndryshime. E rëndësishme është që skuadra të marr fitoret . Unë si trainer së bashku me stafin aktivizojmë ata lojtarë që shfaqin kondicionin më të mirë gjatë javës në stërvitje. Sigurisht që edhe dëmtimet apo kartonat që kanë marr lojtarët na kanë penalizuar dhe për pasojë do të ketë edhe ndryshime të tilla.

Për takimin ndaj Lushnjës do të ketë ndryshime në formacion?

Dalipi: Për fat të keq është dëmtuar Lukas , sepse ishte një lojtar forma e të cilit ishte në ngritje të jashtëzakonshme. Lukas ka rezultuar deçiziv në takimet e luajtura ndaj Kamzës dhe Laçit dhe sigurisht më vjen keq që kam humbur një lojtar me shumë cilësi. Megjithatë cilësitë në repartin sulmues nuk na mungojnë duke ditur që kam Çanin ,Abdurrahimin, Asanin,Bardhin ,Progni i cili mungon ndaj Lushnjës , por edhe mesfushorë të cilët shumë mirë e mbështesin skuadrën përpara përfshirë edhe Ramadanin, i cili do të jetë pjesë e ekipit në Lushnjë. Besoj që edhe ai do të marr minutat e duhura për t’ia shpërmblyer skuadrës besimin.

Nëse do të vazhdoni të jeni në drejtimin e Partizanit edhe sezonin tjetër sa % të ekipit do të konfirmonit?

Dalipi: Të gjithë lojtarët të cilët kam në dispozicion deri në fund dua ti marr maksimumin . Jam shumë i kënaqur me rendimentin e tyre , me seriozitetin që ata shfaqin në stërvitje .Besoj që nuk do të ishte etike nga mua që të bëja llogaritje të tilla pa mbaruar kampionati. Deri në fund duhet të mendojmë seriozisht të gjithë si një grup i vetëm të japim maksimumin për këtë skuadër .Sigurisht do ketë edhe pakënaqësi të lojtarëve që kanë patur pak hapësira të cilët dëshirojnë të largohen vetë. Por unë dua që lojtarët që mund të jenë në përfundim të kontratës duhet të japin gjithçka për skuadrën për të arritur objektivin Europë.

Kapiteni Batha është pjesë e planeve tuaja edhe në të ardhmen?

Dalipi: Unë e njoh Bathën , e kam deklaruar dhe e përsëris që është një lojtar me shumë karakter dhe nuk besoj që duke qenë në përfundim të kontratës do ta ul rendimentin. Ai e tregoj më së miri edhe në takimin ndaj Skënderbeut se sa i zoti është dhe çfarë mund të japi, ndaj besoj se ai nuk neglizhon dhe do të jap maksimumin deri në fund të kontratës.

Nëse do të ishte në dorën tuaj a do të rinovonit me Kapitenin?

Dalipi:  Sigurisht javët në vazhdim do të tregojnë më së miri karakterin e lojtarëve. Janë kërkesa së bashku me ofertën tonë për të rënë dakort  për sezonin e ardhshëm .

A e kanë penalizuar Partizanin dëmtimet në renditje?

Dalipi: Të luash pa një sulmues kryesor si Çani është shumëe vështirë. Kam patur lojtarë të tjerë të cilët e kanë zëvendësuar mirë. Mund të përmend Fejzullahun , i cili dalngadal po vjen në formën e tij më të mirë. Eshtë pranë rinovimit sepse ka shumë dëshirë për të qëndruar. Këtu mund të përmend edhe Ibrahimin i cili e zëvendësoi me mjaft dinjitet atë . Kemi shumë zgjedhje përpara, edhe 6 ndeshje do të bëjmë maksimimin për të marr rezultate pozitive.  

Në krahun e majtë të mbrojtjes ka pasur shumë ndryshime . Në Kukës zëvendësuat Kotobellin , ndërsa me Skënderbeun aktivizuat Trashin. A jeni i pakënaqur nga Kotobelli?

Dalipi: Jo aspak. Ishte zgjedhje për çështe teknike. Vendosa Trashin në ndeshjen me Skënderbeun. Kotobelli është stërvitur shumë mirë dhe ka dhënë maksimumin. Duke qenë se jemi profesionistë , duhet ti bindemi stafit teknik. Nuk kam asgjë jo vetëm me Kotobellin, por me asnjë lojtar. Kushdo që stërvitet maksimalisht do të luajë gjithmonë. Për ndeshje të caktuara duhen lojtarë të caktuar.