Dalipi: E nis këtë konferencë me një falënderim për presidentin Demi dhe klubin, drejtorin Olsi Rama që më bënë të mundur të realizoj një ëndërr të hershme. Filloj karrierën time si trajner në një ekipi të madh si Partizani. Gjithsesi, është vetëm fillimi dhe si çdo trainer që drejton ka jetëgjatësi me anë të rezultateve

Humbja 5 – 0 ndaj Luftëtarit në fazën e dytë më e thellë që kemi pësuar i përket të kaluarës. Ne nuk i shohim gjërat kështu. Këto ditë që kam marrë drejtimin e skuadrës, kam parë një ekip shumë të motivuar si në teori dhe në praktikë. Besoj se skuadra do të bëjë maksimumin sepse nuk i mungon asgjë. Vetëm fati nuk ka qenë me ne dhe për këtë fat e pësoi trajneri Starova.

Si mund ta ndryshoni faktin që nuk ka jetëgjatësi në postin e trajnerit te Partizani?

Dalipi: Ajo që më bëri ta pranoj këtë post është besimi që më dha presidenca. E njoh shumë mirë skuadrën dhe e di se çfarë i mungon. Gjatë këtyrë 5 ditëve kam parë lojtarë që janë liruar përsa i përket aspektit tekniko- taktik dhe shpresoj që kjo të pasqyrohet në ndeshjen ndaj Luftëtarit.

Si keni ndërmend ti ndalni sulmin e Luftëtarit?

Dalipi: Kemi marrë masat, por ajo që mbete dilemë për Partizanin, tani është që ne duhet ti fitojmë ndeshjet panvarësisht shkallës së vështirësisë. Duhet të bëjmë më shumë në apektin sulmues, sepse ne synojmë vetëm 3 pikët dhe të hyjmë në fushë vetëm për fitore. 

Rrezikimi për të mos marrë pjesë në kupat e Evropës…

Dalipi: Unë kurrë nuk kam mendime negative në kokë edhe kur kam qenë trainer i dytë, pavarisht se mund të vijë. Besimi im është i madh dhe mendoj se lojtarët kanë shumë për të dhënë për këtë skuadër dhe për këtë fanellë.

 

Rikthimi i Canit?

Dalipi: Ai ka dhënë shenja positive në stërvitje, por do të shohim edhe sot dhe do të marrim një vendim të duhur nëse do ta kemi në pankinë apo jo. Grupi është i plotë dhe ka konkurrence.

 

Përballja ndaj profesorit Lika?

Dalipi: Është e vërtetë që ka emocion, por kjo është një ndeshje që ne jemi të dënuar ta fitojmë dhe sigurisht që brenda fushës do jemi kundërshtarë.

  

Sa do të ndryshojë Partizani nga javët e kaluara?

Dalipi: Këtë do ta tregojë fusha, por ne kërkojmë vetëm rezultate pozitive. Jam kam trasmetuar edhe lojtarëve këtë mesazh: Ne jemi këtu për të shkruar një kapitull në historinë e madhe të Partizanit. Partizani nuk është as i lojtarëve as i trainerëve ata ikin e vijnë ajo që mbetet klubi është i tifozëve dhe presidentit.

Ndryshimet konkrete në formacion?

Dalipi: Nuk do ndryshoj asgjë në formacion momentalisht. Kjo sepse ekipit i ka munguar fati si në ndeshjen kundër Skënderbeut ashtu edhe Teutës. Një fat i keq që ndëshkoi edhe Starovën. Objektivi tashmë dihet që është pjesëmarrja në Kupat e Evropës. Duhet ti marrim ndeshjet një e nga një ndaj për momentin mendojmë vetëm për Luftëtarin.  

Ankesat për gjykimin?

Nuk e kam parim këtë gjë, unë dhe lojtarët duam të fokusohemi vetëm te fusha.