Skuadra ka mbyllur sot përgatitjet për takimin e radhës ndaj Luftëtarit. Seanca e fundit është zhvilluar në mesditë në kompleksin sportiv “International Tirana” në Pezë dhe më pas ekipi ka udhëtuar drejt qytetit të Gjirokastrës. Për këtë përballje trajneri Adolfo Sormani do të ketë në dispozicion grupin e plotë. Takimi Luftëtari – Partizani i vlefshëm për javën e 20-të të Kategorisë Superiore do të luhet të dielën ora 14:00.