Skuadra vijon përgatitjet për përballjen e radhës ndaj Luftëtarit, e vlefshme për javën e 11 të Kategorisë Superiore.
Nën drejtimin e trajnerit Franko Lerda dhe stafit teknik, grupi i plotë i lojtarëve kanë zhvilluar seancën e radhës paradite në orën 10:00, në kompleksin sportiv “Pepa”.
Gjendja fizike e ekipit paraqitet optimale dhe skuadra ka vijuar me ritëm të lartë programin stërvitor.
Për përbaljen ndaj Luftëtarit rikthehet nga skualifikimi mesfushori Romero dhe trajneri Lerda do të ketë në dispozicion kontigjentin e plotë.

Përgatitjet do të vijojnë të premten paradite në kompleksin “Pepa”.