Ndeshja me Starovën?

Kalari: Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta dhe kjo është e tillë. Është kënaqësi kur flet ose takon Starovën, por nesër jam i përqendruar te puna jonë dhe nuk kam ndjesi të veçantë. Po bëjmë maksimumin për të arritur objektivin që kemi nesër dhe në vijim.

 

Titulli?

Kalari: E dija që objektivat e Partizanit janë për titull dhe isha përgatitur të jepja maksimumin gjatë kampionatit të parë apo në vazhdim dhe për shumë arsye nuk i kemi arritur. Këtë vit jemi në rrugën e duhur dhe shpresoj të dalim kampion.

 

Mbyllja e karrierës?

Kalari: Shpresoj të arrijmë titullin por nuk e kam menduar të mbyll karrierën. Nuk e ka menduar jo vetëm për shkak të dëshirës, por edhe për atë që jam munduar të jap në fushë. Kur ta shoh që nuk jam për këtë nivel, do të them stop, por për momentin nuk e kam menduar.

3-4 tituj radhazi?

Kalari: Nuk e dimë se çfarë na rezervon e ardhmja dhe duhet të mbyllim fillimisht këtë sezon.

 

Laçi?

Kalari: Fusha ndikon por kemi edhe tifozët dhe shpresoj të jenë të shumtë. Nuk i kemi menduar gabimet kundër nesh dhe nuk na kanë interesuar pasi ka ardhur ndeshja tjetër shpejt dhe Gega na ka thënë që nuk duhet të merremi me pjesë që nuk na takojnë ne, por vetëm me fushën e blertë.Ky grup ka lojtarë cilësorë dhe kur fillon kampionatin ke një objektiv të caktuar, por se si shkon deri në fund nuk e mendon kush. Shyqyr ne kemi ecur mirë dhe grupi është menaxhuar mirë. Kemi bërë shumë pak gabime dhe kur kemi gabuar në kampionat, profesori na ka bërë të kthehemi në rrugën e duhur dhe jemi kthyer në rezultate pozitive.

 

Ters në konferencë?

Kalari: Kanë kaluar ato gjëra por ishte batutë. Nuk ndikon kush është në konferencë dhe është ters. Nuk i mendojmë këto gjëra.

 

Derbi?

Kalari: Kënaqësia që të jep titulli kampion është më e madhe se fitimi i një derbi. Edhe derbi ka kënaqësinë e vet dhe duke menduar sa derbi kemi fituar, të bëhet pak normale. Shpresoj të arrijmë titullin dhe nuk e mendoj se titullin e zgjidhim para apo pas derbit. Rëndësi ka ta arrijmë titullin. Mendoj dhe besoj se Tirana nuk do ta diskutojë rënien nga Kategoria, por ne nuk na intereson kjo pjesë pasi në derbi mendojmë të fitojmë ashtu siç kemi fituar vit për vit.