Dalipi: Në këtë sezon kemi pësuar dy humbje ndaj Laçit, por nuk dëshiroj ti referohemi statistikave , pasi tashmë fillon një fazë tjetër e kampionatit. Skuadra ka dhuruar paraqitje të mira në startin e vitit 2018. Lojtarët e rinj po harmonizohen mjaft mirë me ekipin ndaj kemi shumë  besim se do ta kalojmë pozitivisht këtë përballje të vështirë ndaj Laçit. Kundërshtari është për tu vlerësuar , është një skuadër mjaft e organizuar e cila sulmon , por ne kemi marrë masat për të neutralizuar sulmuesit e tyre.

A do të jetë në gjendje sulmi Partizanit të shënoj edhe në këtë ndeshje?

Dalipi: Mendoj se skuadra po funksionon mjaft mirë në sulm, gjë të cilën e tregoj edhe në takimin ndaj Kamzës. Skuadra po prodhon lojë  e rëndësishme është të jemi mjaft të kujdeshëm, pasi gjatë 90 minutave të lojës mund të ndodhin shumë episode. Sulmi i Laçit është mjaft i rrezikshëm. Duhet të shfrytëzojmë shanset që do të na paraqiten në mënyrë që të gjejmë sa më shpejt golin. Përsa i përket Çanit , sulmuesi vijon të ushtrojë një program stërvitor duke marrë ngarkesën e duhur . Ne e presim që në javën në vazhdim Çani të arrijë kondicionin e duhur fizik dhe të vihet në shërbim të skuadrës.   

Ndaj Kamzës pamë Trashin si mbrojtës i majtë, do të ketë ndryshime në formacion ?

Dalipi: Skuadra që fiton nuk ndryshon , ndaj mendoj që formacioni  nuk do të pësoj shumë ndryshime. Të gjithë i dimë cilësitë që disponon Trashi dhe paraqitja e tij ndaj Kamzës  ishte mjaft pozitive, ndaj e theksoj se edhe në takimin ndaj Laçit do të vazhdoj të luaj si mbrojtës i majtë .

Si ndjehet psikologjikisht skuadra në prag të takimit ndaj Laçit ?

Dalipi: Sigurisht që ndaj Laçit nuk kemi arritur rezultate positive në këtë kampionat , por mendoj se ky fakt nuk do të ndikoj psikologjikisht  te skuadra. Unë besoj që në përballjen e nesërme ekipi do shfaq vlerat e tij më të mira dhe mendoj se do ta fitojmë ndeshjen . E përsëris që është një ndeshje shumë e vështirë, Laçi është një ekip i fortë jo vetëm për Partizanin, por për çdo skuadër të Kategorisë Superiore dhe kërkon vlerësim maksimal , por kam shumë besim te ekipi.

I druheni gjendjes jo optimale që do të ketë terreni i stadiumit “Selman Stërmasi” ?

Dalipi: Sigurisht duke qenë se ne kërkojmë fitoren në këtë ndeshje ,në një terren në të cilin është luajtur ndeshje 1 ditë më parë mund të na penalizoj disi. Gjithsesi ne duhet të pranojmë kushtet në këtë garë dhe duhet të futemi me mentalitetin për ta fituar ndeshjen.

Tifozet kanë paralajmëruar se nuk do të jenë prezent në stadium për shkak të masave që ka marrë policia. Keni një mesazh për ta.

Dalipi: Nuk e diskutoj që tifozët janë forca jonë më e madhe, lojtarët dhe klubi nuk mund të bëjnë dot pa ata . Ne kemi shumë nevoj për mbështetjen e tyre dhe i bëj thirrje që ata të vijnë të na mbështesin në ndeshje.

I druheni ndonjë faktori tjetër të jashtëm në këtë përballje?

Dalipi: Mendoj ti lë mënjanë këto hamendësime. Ne duhet të fokusohemi fort vetëm te ndeshja , sepse ky takim kërkon impenjim maksimal nga të gjithë për të arritur fitoren, e cila do të na bëj që në përballjen e kupës ndaj Flamurtarit të shkojm me një moral të lartë.