Një ndeshje delikate pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, si është gjendja e skuadrës?

Sormani: Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, nuk është aspak pozitiv. Nuk jam dakord që skuadra është në një moment të vështirë. I respektoj opinionet, por unë i shoh në një kënd ndryshe. Skuadra gjithmonë ka rritje. Në 3 ndeshjet e fundit, kemi pësuar 2 goditje në portë ndaj kam të gjithë motivet e mia të mendoj që skuadra është në rrugën e duhur. Entuziazmi në skuadër është mjaft i madh, unë shoh dita ditës, që po punohet shumë, po punohet në grup, lojtarët janë të ndërgjegjshëm dhe po japin maksimumin në seancat stërvitore.

Sa deçizive do të jenë ndeshjet e radhës?

Sormani: Të gjitha ndeshjet janë të vështira, ne për asnjë moment nuk kemi nënvlerësuar asnjërën prej tyre.Kam dëgjuar që pse nuk kam aktivizuar disa prej titullarëve në ndeshjen e kthimit ndaj Besëlidhjes dhe është thënë që ne e kemi nënvlerësuar këtë kundërshtar, por unë isha i detyruar. Kemi pasur probleme me lojtarët. Bardhi dhe Belica kanë qenë me temperaturë. Po ashtu dhe Melo me Trashin nuk kanë qenë në kondicionin e duhur fizik, si rezultat i ndeshjes ndaj Flamurtarit. Çdo ndeshje unë e përgatis sikur të jetë një ndeshje deçizive.

Lojtarët që munguan ndaj Besëlidhjas, do të jenë në dispozicion për nesër?

Sormani: Bardhi i është bashkuar skuadrës përgjatë seancës së djeshme. Belica ka dhënë shenja përmirësimi. Momentalisht që flasim të gjithë lojtarët i kam në dispozicion.

3 golat ndaj Besëlidhjas erdhën nga Telushi, si do e zgjidhi Partizani “ngërçin” e sulmuesve?

Sormani: Unë e shikoj futbollin ndryshe, nuk më intereson kush shënon. Në 3 ndeshjet e fundit kemi shënuar 8 gola. Ne sulmojmë si skuadër. Unë ndeshjet i analizoj dhe shikoj sa raste na shfaqen para portës. Skuadra krijon raste. Përgjegjësia është e gjithë suadrës kur duhet të sulmojë, apo të mbrojë e gjitha në total. Për mua skuadra është gjithmonë në rritje duke parë që sulmuesit lëvizin shumë pa top. Nuk më intereson nëse Trashi bën gol apo jo. Unë do të kënaqesha nëse Bardhi do të arrinte të gjente rrugën e golit, për vetë punën e madhe që po bën në skuadër, sikurse edhe Braun dhe Solomon. E rëndësishme është që kur punon shumë, kur derdh shumë djersë në stërvitje, edhe rezultatet do të vijnë.

Si do t’ia dilni ndaj Laçit, një skuadre tepër agresive në shtëpi?

Sormani: E dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari shumë agresiv, por mendoj që tashmë skuadra është rritur dhe zhvillon një lojë tepër intesive. Jemi përgatitur edhe psikologjikisht, pasi e dimë mjaft mirë se çfarë ndeshje na pret në Laç.

Ka ekipi psikologjinë e duhur, duke ditur që vjen nga eliminimi në Kupë?

Sormani: Patë një skuadër që luajti që luajti me pak agresivitet, intensitet dhe vendosmëri. Mua nuk më duhet ashtu, skuadra dha gjithçka në ndeshjen e Kupës. Psikologjikisht jemi në moment të mirë për të përballuar ndeshjen e radhës. Eliminimi nuk i pëlqen askujt, por nuk mund të thuhet që skuadra nuk zhvilloi një ndeshje të mirë. Lojtarët e rinj luajtën me guxim dhe shumë dëshirë.

Niveli me Kukësindhe Tiranën..

Sormani: Skuadra ka nisur sezonin me probleme, ndryshe nuk do të isha këtu. Dikush ka tentuar të ironizojë sa i përket modulit apo sistemit tim të lojës. Unë nuk fshihem kurrë dhe marr gjithë përgjegjësitë. Nuk kam kritikuar kurrë ata që kanë punuar më parë. Kam thënë që skuadra nuk kishte aftësinë fizike për të luajtur futbollin që dua unë. Janë pikëpamje të ndryshme, siç janë edhe ata të trajnerëve të tjerë.

 Lojtarët.

Sormani: Si të gjithë gjërat, koha është e nevojshme. Unë nuk shpik asgjë, unë punoj, punoj shumë. Nëse do të ndërtosh dhe bësh diçka, do të kërkojë kohën e vet. E vetmja gjë negative është fakti që ambienti ishte depresiv, nuk kishte entuziazëm, nuk kishte dëshirë për të menduar pozitivisht. Kjo është gjëja më e keqe dhe unë po punoj ta ndërtoj këtë gjë. Të gjithë duhet të kenë mentalitetin e Partizanit. Koha do e tregojë në ndeshjet në vijim se çfarë do jemi në gjendje të bëjmë.

Nuk po shënon Çinari

Sormani: Çfarë të bëjmë. Na vjen keq, por ai vrapon shumë, sakrifikon shumë për skuadrën. Rëndësi ka që të fitojë skuadra, mund të shënojë gola edhe Hoxha. Portieri i Bylis ka shënuar më shumë se sulmuesit e Partizanit? Unë bëj punën time. Çdo ditë stërvitemi për t’u përmirësuar, këtë mund ta them. Mund të vini në stërvitje, ja u siguroj këtë. Nëse dikush e sheh në mënyrë negative këtë situatë, besoj se do të ndryshojë mendim. Nuk presim që gjërat të përmirësohen, por punojmë fort për të arritur diçka të tillë.